1. ZONAT E DËRGESËS
Rexha Gold Sh.p.k. kryen dërgesat ekskluzivisht në Shqipëri dhe Kosovë nëpërmjet DHL. Për dërgesa në çdo vend tjetër jashtë këtyre dy territoreve, ju lutemi të na kontaktoni paraprakisht në sales@rexhagold.com. Shoqëria do të shqyrtojë kërkesën dhe do t'ju njoftojë për mundësinë dhe kushtet e dërgesës rast pas rasti. Porositë nga vende të tjera të paaprovuara paraprakisht nuk do të pranohen.
2. KOSTOT E DËRGESËS
Dërgesa është FALAS për të gjitha porositë me destinacion Shqipëri dhe Kosovë, pa asnjë vlerë minimale porosie.
3. PËRPUNIMI I POROSISË
Pasi pagesa juaj të jetë autorizuar dhe konfirmuar, porosia juaj do të përpunohet menjëherë. Koha e përpunimit varet nga disponueshmëria e produktit sipas kushteve të parashikuara në pikën 4.
Të gjitha porositë dërgohen nga butikët tanë në Tiranë, Shqipëri.
4. AFATET E DËRGESËS
4.1 Produktet në gjendje (In Stock)
Produktet e disponueshme në gjendje dërgohen brenda 3-7 (tre deri shtatë) ditëve pune nga data e konfirmimit të pagesës, në varësi të destinacionit.
4.2 Produktet me porosi (Out of Stock / Made to Order)
Nëse një produkt i shfaqur si i disponueshëm në Faqe rezulton i padisponueshëm pas konfirmimit të porosisë, Shoqëria njofton Klientin menjëherë nëpërmjet telefonit ose email-it me afatin e vlerësuar dhe çmimin përfundimtar. Nëse kushtet e reja nuk janë të pranueshme, Klienti ka të drejtë të zëvendësojë produktin me një artikull tjetër në butikun fizik të Rexha Gold, të ruajë pagesën si kredi tregtare brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve, ose rimbursim i plotë monetar i shumës së paguar brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike.
4.3 Produktet me Porosi Specifike (Made to Order)
Porositë për produktet ‘Out of Stock’ kryhen ekskluzivisht nëpërmjet WhatsApp. Nga momenti i konfirmimit të pagesës, porosia shkon për prodhim dhe nuk mund të anulohet. Pagesa konsiderohet parapagim konfirmimi dhe nuk rimbursohet monetarisht.
5. POROSITË ME PRODUKTE TË SHUMTA
Në rast porosie që përmban më shumë se një produkt, Shoqëria mund të ndajë dërgesat nëse disa artikuj janë të disponueshëm ndërsa të tjerët jo. Klienti njoftohet paraprakisht nëpërmjet telefonit ose email-it për marrëveshjet e planifikuara të dërgesës.
6. KONFIRMIMI DHE GJURMIMI I DËRGESËS
Pasi porosia juaj të jetë dërguar, do të merrni një email konfirmimi me:
- Numrin e gjurmimit të DHL;
- Datën e vlerësuar të dorëzimit;
- Lidhjen për të ndjekur gjendjen e dërgesës në kohë reale.
Ju ftojmë të ndiqni rregullisht dërgesën tuaj në platformën DHL ose të na kontaktoni në sales@rexhagold.com.
7. FATURA
Me çdo porosi të konfirmuar, do të merrni faturën tatimore në formatin PDF në adresën e email-it të përdorur gjatë blerjes.
8. PAKOJA DHURATË
Rexha Gold Sh.p.k. ofron mundësinë e paketimit si dhuratë. Nëse dëshironi këtë shërbim, specifikoni kërkesën gjatë porosisë ose na shkruani në sales@rexhagold.com.
9. PAKOJA E DËMTUAR OSE DËRGESA E MUNGUAR
9.1 Pakoja e dëmtuar
Nëse pakoja paraqitet e dëmtuar në momentin e dorëzimit, ju duhet:
- Ta refuzoni pakon nga transportuesi;
- Të na njoftoni menjëherë në sales@rexhagold.com duke dërguar fotografitë e pakos.
9.2 Dërgesa e munguar
Nëse DHL konfirmon dorëzimin dhe ju e kontestoni këtë, na shkruani në sales@rexhagold.com. Shoqëria do të hapë një investigim dhe do t'ju njoftojë brenda 5 (pesë) ditëve pune.
10. ADRESA E PASAKTË
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për vonesa si pasojë e adresës së pasaktë. Nëse pakoja kthehet tek ne, kostot e ri-dërgesës mbahen nga Klienti.
11. KONTAKTI
Për çdo pyetje lidhur me dërgesën e porosisë suaj:
- Email: sales@rexhagold.com
- Website: www.rexhagold.com
- Telefon: +355 694 080 571