Versioni i fundit: Prill 2026
1. Parimi i Përgjithshëm
Rexha Gold Sh.p.k. tregton produkte luksi të punuara me metale dhe gurë të çmuar. Në përputhje me politikën tregtare të Shoqërisë dhe në kuadër të Ligjit Nr. 9902/2008 "Për Mbrojtjen e Konsumatorëve", Shoqëria nuk ofron rimbursim monetar për produktet e kthyera, me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në këtë Politikë.
E vetmja zgjidhje e disponueshme për kthimin e produkteve të blera nëpërmjet www.rexhagold.com është zëvendësimi i produktit me një artikull tjetër në butikun fizik të Rexha Gold, sipas kushteve të parashikuara në këtë dokument.
Duke blerë nëpërmjet www.rexhagold.com, Klienti pranon shprehimisht këtë politikë, e cila i është bërë e qartë përpara finalizimit të çdo porosie, në përputhje me Nenin 686 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
2. E Drejta e Tërheqjes — 14 Ditë
Në përputhje me Nenin 37 të Ligjit Nr. 9902/2008, Klienti ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e dorëzimit fizik të produktit, pa penalizim dhe pa dhënë asnjë arsye.
Shoqëria nuk ofron rimbursim monetar. Zgjidhja ekskluzive e disponueshme është zëvendësimi i produktit sipas kushteve të parashikuara në Seksionin 3 të kësaj Politike.
3. Zëvendësimi i Produktit
Brenda afatit 14-ditor, Klienti ka të drejtë të zëvendësojë produktin e blerë online me një produkt tjetër të disponueshëm ekskluzivisht në butikun fizik të Rexha Gold, sipas kushteve të mëposhtme:
(I) Zëvendësim me produkt të vlerës së barabartë
Klienti zgjedh një produkt tjetër me të njëjtën vlerë; nuk kthehet asnjë diferencë monetare.
(II) Zëvendësim me produkt të vlerës më të lartë
Klienti zgjedh një produkt me vlerë më të lartë; diferenca e çmimit paguhet nga Klienti në momentin e zëvendësimit në butik.
(III) Zëvendësim me produkt të vlerës më të ulët
Klienti zgjedh një produkt me vlerë më të ulët; diferenca e çmimit nuk rimbursohet monetarisht dhe konsiderohet kredi tregtare në favor të Klientit, e përdorshme brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga data e zëvendësimit.
4. Kushtet e Pranimit të Kthimit
Kthimi pranohet dhe zëvendësimi kryhet vetëm nëse:
- Procesi i kthimit i përshkruar nga Shoqëria është respektuar plotësisht;
- Produkti kthehet në gjendje të përsosur, të pandotur dhe të papërdorur. Artikujt e kthyer të paplotë, të dëmtuar ose të ndotur nuk pranohen në asnjë rrethanë. Në veçanti, produktet me gërvishtje, madje edhe diskrete, nuk pranohen kurrë;
- Specialistët e Shoqërisë konfirmojnë që montimi dhe guri, ose çdo komponent tjetër i produktit, janë në përputhje me produktin që i është dërguar Klientit, pa dëmtime, modifikime ose ndërhyrje të çfarëdo lloji;
- Produkti kthehet me paketimin e tij origjinal të plotë (certifikata origjinale nëse aplikohet, aksesorë, paketim, kutia e dhuratës, udhëzime, etj.).
5. Përjashtimet — Produktet që nuk Pranohen për Kthim
E drejta e kthimit dhe zëvendësimit nuk zbatohet për:
- Produktet me personalizim ose porosi specifike: Gravurë, madhësi specifike, kombinime ngjyrash të veçanta ose çdo modifikim i kërkuar nga Klienti. Këto produkte janë prodhuar ekskluzivisht sipas specifikimeve të Klientit dhe nuk pranohen për kthim në asnjë rrethanë;
- Vathët dhe produktet higjenike: Vathët dhe çdo produkt tjetër me kontakt higjienik të drejtpërdrejtë, të hapura nga pakoja origjinale, nuk pranohen për kthim për arsye mbrojtjeje të shëndetit dhe higjienës;
- Produktet e dëmtuara pas dorëzimit: Produktet e dëmtuara si rezultat i përdorimit të papërshtatshëm, aksidenteve, neglizhencës ose ndërhyrjes nga palë të treta pas transferimit të pronësisë.
6. Procedura e Kthimit
Për të iniciuar një kthim dhe zëvendësim, Klienti duhet të:
- Njoftojë Shoqërinë me email në sales@rexhagold.com brenda afatit 14-ditor, duke specifikuar numrin e porosisë dhe produktin që dëshiron ta zëvendësojë;
- Presë konfirmimin me shkrim nga Shoqëria dhe caktimin e një takimi në butik;
- Paraqitet personalisht në butikun fizik të Rexha Gold me produktin origjinal, paketimin e plotë origjinal dhe konfirmimin e porosisë;
- Zgjedhë produktin zëvendësues dhe, nëse aplikohet, paguajë diferencën e çmimit.
Kostot e transportit të produktit deri në butik mbahen nga Klienti.
7. Produktet me Defekt
7.1 Konstatimi i defektit brenda 14 ditëve
Nëse Klienti konstaton një defekt të verifikueshëm teknikisht — që nuk rrjedh nga përdorimi, neglizhenca ose keqpërdorimi — brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e dorëzimit, Shoqëria ofron si zgjidhje ekskluzive:
- Riparimin e produktit, pa asnjë kosto për Klientin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga konfirmimi i defektit; OSE
- Zëvendësimin e produktit me një produkt tjetër sipas kushteve të Seksionit 3 të kësaj Politike.
Vlerësimi i defektit kryhet ekskluzivisht nga specialistët e Rexha Gold Sh.p.k., vendimi i të cilëve është përfundimtar.
Ulja e çmimit dhe rimbursimi monetar nuk janë të disponueshme si zgjidhje, për sa kohë që Shoqëria ofron dhe kryen riparimin ose zëvendësimin brenda afateve të përcaktuara, në përputhje me Nenin 31 pikën 6 të Ligjit Nr. 9902/2008.
7.2 Kostot e kthimit për defekt
Në rast produkti me defekt të konfirmuar nga specialistët e Shoqërisë, kostot e transportit të produktit deri në butik mbulohen nga Shoqëria.
8. Produktet e Padisponueshme dhe Porositë Specifike
8.1 Produkt i padisponueshëm
Nëse Klienti ka paguar nëpërmjet Faqes për një produkt që rezulton i padisponueshëm pas konfirmimit të porosisë, Shoqëria do ta njoftojë menjëherë nëpërmjet telefonit ose email-it. Klienti ka të drejtë të zgjedhë një nga zgjidhjet e mëposhtme:
- Vazhdimin e porosisë me afatin e ri dhe/ose çmimin e ri të komunikuar nga Shoqëria, duke shlyer çdo diferencë çmimi para dorëzimit;
- Zëvendësim me produkt të vlerës së barabartë ose më të lartë në butikun fizik të Rexha Gold; diferenca e çmimit, nëse aplikohet, paguhet nga Klienti;
- Kredi tregtare: pagesa e kryer ruhet si kredi tregtare e përdorshme brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve në butikun fizik të Rexha Gold;
- Rimbursim i plotë monetar: Klienti ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e plotë të shumës së paguar nëpërmjet Faqes, i cili kryhet brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e kërkesës, nëpërmjet të njëjtës metodë pagese të përdorur gjatë blerjes.
Shoqëria rezervon të drejtën të anulojë porosinë nëse Klienti nuk është i arritshëm ose nuk konfirmon zgjedhjen e tij brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga njoftimi. Në këtë rast, pagesa e kryer rimbursohet plotësisht.
8.2 Porosi specifike nëpërmjet WhatsApp — Parapagim
Për produktet e porositura me porosi specifike nëpërmjet WhatsApp, pagesa e kryer fizikisht në butik ose nëpërmjet transfertës bankare konsiderohet parapagim konfirmimi. Nga momenti i konfirmimit të pagesës, porosia shkon për prodhim dhe nuk mund të anulohet.
Produkti është prodhuar ekskluzivisht dhe personalisht për Klientin sipas specifikimeve të tij. Për këtë arsye, Klienti është i detyruar të marrë produktin e porositur dhe të shlyejë çmimin e plotë të rënë dakord në momentin e konfirmimit të porosisë nëpërmjet WhatsApp.
Nuk ekziston asnjë zgjidhje alternative, as zëvendësim, as kredi tregtare, as rimbursim monetar, pasi produkti është i parealizueshëm për t'u shitur ndaj një pale tjetër për shkak të natyrës së tij të personalizuar.
9. Garancitë e Markave
Disa produkte të shituara nëpërmjet www.rexhagold.com, si orët dhe artikuj të brandeve të veçanta, mund të shoqërohen me garanci të lëshuar drejtpërdrejt nga prodhuesi ose marka përkatëse. Kushtet, afatet dhe fushëveprimi i këtyre garancive përcaktohen ekskluzivisht nga politika e secilës markë. Rexha Gold Sh.p.k. nuk mban asnjë përgjegjësi për zbatimin e garancive të markave të treta.
10. Natyra e Produkteve të Çmuara
Klienti pranon se bizhuteritë dhe orët e punuara me metale të çmuara, gurë të çmuar dhe materiale delikate janë produkte luksi që kërkojnë kujdes të veçantë dhe mirëmbajtje periodike profesionale.
Dëmet, deformimi dhe shkatërrimi i produkteve, si dhe plasaritja dhe humbja e gurëve, perlave ose komponentëve të tjerë si pasojë e ndikimeve të jashtme, goditjeve, keqpërdorimit ose neglizhencës, nuk përbëjnë defekt dhe nuk mbulohen nga asnjë garanci e Shoqërisë. Në këto raste, Klienti mund t'i drejtohet shërbimit të riparimit të Rexha Gold Sh.p.k. sipas tarifave në fuqi.
11. Kontakti
Për çdo pyetje lidhur me kthimin ose zëvendësimin e produkteve:
Email: sales@rexhagold.com
Website: www.rexhagold.com
Telefon: +355 694 080 571