Hombre Gradient Original

Call For Price

0,00 EUR
me TVSH

Unazë meshkujsh me diamantë në gradient.

Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Unazë për meshkuj e punuar në mënyrë artizanale në flori 18K, në ngjyrë Rose Gold, pjesë e koleksionit Hombre by Rexha. Dizajni i saj ndërtohet mbi një stil eternity, ku diamantët brown dhe të zinj janë montuar me kujdes përgjatë gjithë sipërfaqes së unazës.

Veçantia e këtij krijimi qëndron në përzgjedhjen dhe renditjen e kujdesshme të diamantëve kafë, të cilët krijojnë një gradient natyral ngjyrash, duke kaluar gradualisht nga nuanca më e çelët në atë më të errët, deri tek diamanti i zi.

Ky proces seleksionimi dhe montimi realizohet individualisht për çdo unazë, duke e bërë çdo prodhim unik dhe duke garantuar që asnjë dy unaza të mos jenë kurrë identike.

RGM-HOMBRE1

Rexha Gold ofron një proces të lehtë dhe të pamundimshëm të transportit të produkteve. Skuadra jonë e logjistikës ka për detyrë të sjellë bizhuteritë tuaja në kohën e duhur, megjithatë në çdo rast vonesash të paparashikuara ju mbeteni të informuar. Çdo produkt I blerë online nëpërmjet Rexha Gold përfiton transportin falas brenda Shqipërisë. Dërgesat internacionale mund të kenë kosto të veçanta, ndaj jeni të lutur të na kontaktoni për informacione më të detajuara. Produkti do të niset brenda 20 ditëve kalendarike nga data e konfirmimit të blerjes. Për çdo pyetje jeni të mirëpritur të na kontaktoni.

16 produkte të tjera në të njëjtën kategori:

Kjo faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj të navigimit dhe duke vazhduar përdorimin e saj, ju pranoni përdorimin e tyre.